Real Madridi po synon të përforcojë mesfushën për sezonin e ardhshëm, duke planifikuar të plotësojë boshllëqet e lëna nga largimet e mundshme të Toni Kroos dhe Luka Modric.
Sipas burimeve të gazetës “AS”, klubi madrilen është në kërkim të një mesfushori të ri gjatë afatit kalimtar të verës, për të ruajtur cilësinë dhe konkurrencën në skuadër. Ndër opsionet e shqyrtuara, lojtari holandez Kees Smit, i cili është 19 vjeç dhe aktualisht luan për AZ Alkmaar, shihet si një kandidat premtues.
Smit ka një kontratë deri në qershor 2028 dhe vlerësohet të kushtojë rreth 30 milionë euro. Përveç tij, Real Madridi po vlerëson edhe mundësinë e nënshkrimit me Vitinha nga Paris Saint-Germain, megjithëse ky i fundit mund të jetë më i kushtueshëm.
Ndërkohë, skuadra vazhdon të mbështetet te lojtarë si Aurelien Tchouaméni, Eduardo Camavinga dhe Fede Valverde, për të mbajtur ekuilibrin mes përvojës dhe rinisë në mesfushë.

Leave a Reply