Kryeprokurori: Hetimet vazhdojnë për zjarrin fatal në Prizren

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Prizren, ku një fëmijë njëvjeçar humbi jetën si pasojë e një zjarri në një banesë pranë Shtëpisë së Kulturës.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, deklaroi në T7 se nëna ndodhej në shtëpi me katër fëmijët e saj, të cilët ishin duke fjetur kur ndodhi zjarri. Fatkeqësisht, vetëm tre fëmijë arritën të shpëtojnë.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por Kryeziu konfirmoi se nuk ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Forcat e zjarrfikësve, policia dhe ekspertët janë në terren për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

Kryeziu shprehu ngushëllime për familjen e prekur dhe nënvizoi se institucionet po punojnë për të zbardhur arsyet e kësaj tragjedie. Fëmijët e mbijetuar janë jashtë rrezikut për jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *