Basha Nderon Dëshmorët dhe Veteranët e UÇK-së në Ditën e Veteranëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka shënuar sot Ditën e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për gjithë ata që kanë kontribuar me guxim dhe sakrificë për lirinë e vendit.

Në një postim në Facebook, Basha ka theksuar rëndësinë e datës 30 dhjetor, që lidhet me heroizmin e familjes Jashari në Prekaz më 1991. Gjatë këtij aksioni të armatosur, Adem, Hamza dhe Rifati Jashari, së bashku me familjen dhe të afërmit, mbrojtën shtëpinë dhe idealin e lirisë, duke shënuar një moment simbol të rezistencës dhe guximit për të drejtat e shqiptarëve.

Basha ka theksuar se në këtë ditë përkujtohet sakrifica e familjes Jashari, ushtarëve të UÇK-së dhe dëshmorëve që hapën rrugën për ndërtimin e shtetit të Kosovës. “Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe respekt i përhershëm për veteranët e saj,” ka shkruar ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *