Ambasada britanike në Kosovë ka përgëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjithë pjesëmarrësit për organizimin e suksesshëm të zgjedhjeve të mbajtura të dielën.
Britanikët shprehën pritshmërinë e tyre për krijimin e institucioneve të reja në një kohë të afërt. Në një deklaratë, ambasada vuri në dukje kënaqësinë e tyre për të parë zyrtarët dhe vullnetarët që punonin me përkushtim gjatë procesit të numërimit të votave.
Ata theksuan se mezi presin që institucionet e reja të Kosovës të formohen menjëherë pasi rezultatet të jenë të certifikuara.

Leave a Reply