Koalicioni i organizatave vendore Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar një deklaratë paraprake mbi zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke theksuar se ato u zhvilluan në përputhje me standardet për zgjedhje të lira dhe konkurruese.
Sipas DnV, procesi zgjedhor u administrua në mënyrë funksionale, pavarësisht sfidave institucionale dhe procedurale që ndonjëherë ndikuan në perceptimin publik. Gjatë ditës së zgjedhjeve, votimi u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe demokratike, me pjesëmarrje relativisht të lartë të votuesve.
Shumica e parregullsive të vërejtura ishin të natyrës procedurale dhe nuk ndikuar në rezultatin përfundimtar. Koalicioni vuri në dukje se refuzimi i Listës Serbe nga KQZ-ja, edhe pse ajo përmbushte kriteret ligjore, u korrigjua pas ndërhyrjes së PZAP dhe Gjykatës Supreme, duke nxjerrë në pah ndikimin politik në vendimmarrje.
Fushata zgjedhore u zhvillua pa incidente të rënda, por me entuziazëm të ulët qytetar. Diskursi politik ishte më i moderuar se në të kaluarën.
Votimi nga diaspora, veçanërisht në ambasada, pati pjesëmarrje të lartë, megjithëse votimi me postë u shoqërua me sfida logjistike.

Leave a Reply