Foda shpreh mirënjohje për mbështetjen e Kosovës në Vitin e Ri

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka adresuar një mesazh urimi për Vitin e Ri 2026, duke falënderuar të gjithë mbështetësit e futbollit në vend, ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës.

Foda ka dërguar urime për punonjësit e federatës, tifozët, mediat dhe qytetarët e Kosovës, duke shpresuar për një vit të ri të mbushur me shëndet dhe arritje. Në anën tjetër, Kosova pritet të përballet me Sllovakinë në mars të vitit të ardhshëm, në kuadër të barazhit për kualifikimet e Botërorit 2026.

Kjo ndeshje do të jetë vendimtare për ecurinë e mëtejshme të Kosovës, pasi do të përcaktojë nëse do të vazhdojë të ndeshet me fituesin e sfidës mes Rumanisë dhe Turqisë, apo do të përmbyllë këtu garën për kualifikim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *