Edona Llalloshi, këngëtarja e njohur për hitin “Prej veriut sot u ula”, po tregon një performancë të jashtëzakonshme në skenën politike, duke u renditur ndër gratë më të votuara brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ajo ka grumbulluar deri tani 26,353 vota. Me këtë mbështetje të madhe, Llalloshi ka tejkaluar në vota disa nga emrat e njohur dhe aktivë të partisë, përfshirë Mefail Bajqinovci, Ardian Gola, Nezir Kraki, Ardiana Matoshi, si dhe ministra të qeverisë aktuale, si Artane Rizvanolli.
Këto rezultate e pozicionojnë Llalloshin si një figurë të rëndësishme në radhët e Vetëvendosjes, duke reflektuar besimin e elektoratit në potencialin e saj politik.

Leave a Reply