Rreth 58 mijë qytetarë të Kosovës janë regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Edhe pse ende nuk është e qartë se sa prej tyre kanë votuar, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka njoftuar se janë marrë mbi 28 mijë e 500 pako me fletëvotime nga kutitë postare. Këto fletëvotime janë shqyrtuar dhe verifikuar nga shërbimi votues i KQZ-së.
Pas procesit të vlerësimit, janë aprovuar 27 mijë e 600 pako, ndërsa mbi 950 janë refuzuar. Shkaku kryesor i refuzimit ka qenë mungesa e dëftesës së regjistrimit të votuesit në pakot e dërguara.
Procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës pritet të fillojë gjatë kësaj jave, duke siguruar që çdo votë e vlefshme të përfshihet në rezultatin përfundimtar.

Leave a Reply