Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, informoi se numërimi i votave në qendrat komunale po ecën me ritëm të lartë, duke përfunduar në 27 komuna deri tani, përfshirë Mamushën, Shtërpcën, dhe Junikun.
Deri më 31 dhjetor 2025, janë procesuar mbi 1,900 nga 2,557 vendvotime, ose mbi 74% e tyre. Elezi deklaroi se numërimi do të ndërpritet përkohësisht në mesditë dhe do të rinisë më 1 janar 2026, në orën 16:00, në 11 komuna, përfshirë Prishtinën, Pejën dhe Prizrenin.
Ai theksoi rëndësinë e transmetimit të të dhënave në platformën e KQZ-së pas përfundimit të numërimit të çdo vendvotimi. Në lidhje me votimin jashtë vendit, Elezi tha se po vlerësohen pakot me fletëvotime të dërguara me postë.
Deri tani, nga mbi 28,500 pako tërhequra, 27,600 janë aprovuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar për shkak të mungesës së dëftesës së regjistrimit të votuesit. Numërimi i këtyre votave do të fillojë gjatë javës, me njoftim të mëtejshëm nga KQZ për datën dhe orën.

Leave a Reply