Gruaja që humbi jetën në vilë në Pejë identifikohet

Një incident tragjik ka ndodhur në Pejë, ku dy të rinj janë gjetur pa jetë në një vilë në rrugën “KFOR”.

Burime nga IndeksOnline raportojnë se viktimat janë Maki Bytyqi nga fshati Xerxë i Rahovecit dhe Endrit Lajqi. Policia e Kosovës ka konfirmuar se trupat e të rinjve janë dërguar për obduksion për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Në raportin e saj 24-orësh, policia njoftoi se incidenti është regjistruar më 30 dhjetor 2025, rreth orës 15:10. Njësitet policore dhe ekipet mjekësore u dërguan në vendngjarje, ku konfirmuan se të rinjtë kishin ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupat e tyre u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për analiza të mëtejshme. Hetimet janë në zhvillim për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *