Kryeministri Kurti përcjell urimet për Vitin e Ri 2026

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka uruar qytetarët për Vitin e Ri 2026 përmes një videoje të publikuar në Facebook.

Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen që i është dhënë për një mandat të ri katërvjeçar. Kurti njoftoi se pas formimit të qeverisë së re, do të miratohet buxheti dhe ligji për çmimet tavan.

Ai gjithashtu premtoi pagën e 13-të për shërbyesit civilë dhe heqjen e kufizimeve të punësimit për veteranët e UÇK-së. Pakoja për përballje me inflacionin është një tjetër prioritet i tij.

Gjithashtu, Kurti përmendi katër palë zgjedhje të zhvilluara gjatë 2025-ës, duke theksuar se ato kaluan pa incidente dhe me rezultate të pranuara. “Kosova nuk ka më nevojë të kalojë testin e demokracisë”, u shpreh ai.

Në përshkrimin e videos, Kurti uron: “Gëzuar 2026-ta! Ju uroj një mbrëmje të këndshme dhe kremtim të paharrueshëm me të dashurit tuaj.

Ju siguroj një vit të ri të sigurt dhe të begatë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *