Kosova ka hyrë në vitin e ri me një mot të ftohtë dimëror, por pa reshje bore.
Sot, pritet që qielli të jetë kryesisht i vranët në të gjithë vendin, ndërsa temperaturat do të mbesin të ulëta, duke sjellë ngrica në mëngjes dhe mbrëmje. Në Mitrovicë dhe Prishtinë, temperaturat pritet të luhaten nga -7°C në mëngjes deri në 2°C gjatë ditës.
Ndërkohë, në qytetet si Ferizaj dhe Gjilan, termometri do të tregojë nga -8°C deri në 2°C. Në Prizren dhe Gjakovë, temperaturat do të jenë disi më të larta, duke arritur deri në 3°C.
Rajoni më i ftohtë është Dragashi, ku temperaturat minimale do të zbresin deri në -9°C dhe maksimale do të arrijnë vetëm 1°C. Era do të vijë nga juglindja me shpejtësi 1–11 m/s, duke e rritur ndjesinë e të ftohtit.

Leave a Reply