Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka informuar publikun se në një ngarkesë me mish pule të importuar nga Polonia, e sjellë nga kompania APETIT Sh.p.k., është zbuluar bakteri Salmonella spp.
Ky zbulim erdhi pas një kontrolli zyrtar nga inspektorët e AUV-së. Menjëherë pas konstatimit, sasia totale prej 19,200 kilogramësh mish pule u asgjësua sipas rregulloreve ligjore dhe standardeve të sigurisë ushqimore.
Kjo u bë për të garantuar sigurinë e konsumatorëve dhe për të parandaluar rreziqet shëndetësore. AUV është e angazhuar të monitorojë vazhdimisht situatën, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, si dhe operatorët ekonomikë të përfshirë në importin e mishit.
Qëllimi i tyre është identifikimi dhe parandalimi i ngjarjeve të ngjashme në të ardhmen. Në njoftimin e saj, AUV thekson përkushtimin për të siguruar që produktet ushqimore të jenë në përputhje me standardet evropiane për mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.

Leave a Reply