Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) po kalon një fazë të rëndësishme transformimi, me investime që tejkalojnë 500 milionë euro.
Qëllimi kryesor është modernizimi dhe përafrimi me standardet e Bashkimit Evropian. Sipas Kurtit, projektet përfshijnë përmirësimin e turbinave dhe investime në njësitë B1 dhe B2, si dhe rehabilitimin e njësisë A3.
Po ashtu, në plan janë investime të rëndësishme në termocentralet Kosova A dhe B, dhe për herë të parë KEK po hyn në sektorin e energjisë së ripërtritshme me ndërtimin e një parku solar. Kurti ka theksuar rëndësinë e këtyre investimeve për sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Me përfundimin e projekteve, Kosova do të shtojë rreth 150 megavat kapacitet në termocentralet ekzistuese dhe 100 megavat nga burimet e ripërtritshme. Që nga dhjetori i kaluar, KEK operon me kapacitet maksimal për të siguruar energji gjatë periudhave të konsumit të lartë.
Kryeministri shprehu mirënjohje për punonjësit dhe menaxhmentin e KEK-ut për përkushtimin e tyre.

Leave a Reply