Kurti: KEK-u përmirëson bazën energjetike për të ardhmen

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka theksuar rëndësinë e transformimit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), duke e cilësuar këtë periudhë si historike.

Në një postim në Facebook, ai nënvizoi se që nga 19 dhjetori i vitit të kaluar, KEK-u ka arritur të funksionojë me kapacitet të plotë përmes pesë njësive gjeneruese. Kurti vuri në pah se investimet për modernizimin e KEK-ut kalojnë shifrën prej 500 milionë eurosh, me qëllim që korporata të bëhet më moderne, e qëndrueshme dhe në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian.

Ai shtoi se përmirësimet në turbinat e njësive B1 dhe B2, si dhe rehabilitimi i njësisë A3, janë pjesë e projekteve të mëdha që do të forcojnë kapacitetet energjetike të vendit. Në fund, Kurti shprehu mirënjohje ndaj punonjësve dhe menaxhmentit të KEK-ut për përkushtimin e tyre, duke falënderuar gjithashtu Bordin e Drejtorëve dhe Ministrinë e Ekonomisë për mbështetjen e tyre në këto iniciativa të rëndësishme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *