Arta Bajrami tregon përjetimet e saj rreth autizmit

Këngëtarja e njohur kosovare, Arta Bajrami, ka ndarë një përvojë prekëse lidhur me vendimin e saj për të diskutuar publikisht për autizmin te fëmijët.

Gjatë pjesëmarrjes së saj në emisionin festiv “Gjesi” në T7, nën moderimin e Fortesa Shalës, Arta ka rrëfyer se vendimi për të ndarë këtë histori ka qenë një sfidë e madhe emocionale. Ajo ka pranuar se momenti kur mori këtë vendim ishte tepër i vështirë, duke theksuar se qëllimi i saj kryesor ishte të ndihmonte prindërit që përballen me situata të ngjashme.

“Kam qajt shumë kur kam vendosur të flas hapur për autizmin,” ka shpjeguar ajo. Arta shpreh përkushtimin e saj për të rritur ndërgjegjësimin për autizmin dhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohen familjet e prekura.

Ajo vuri në dukje se shpresa, dashuria dhe pranimi janë esenciale për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *