Rezultatet e numërimit të votave për kandidatët për deputetë janë në fazën përfundimtare, me 89.1% të votave të numëruara deri tani.
Në krye të Lëvizjes Vetëvendosje është Albin Kurti, i cili ka grumbulluar 309,828 vota. Në vendin e dytë ndodhet Glauk Konjufca me 240,070 vota, ndërsa Albulena Haxhiu renditet e treta me 126,363 vota.
Dhjetëshja e kandidatëve më të votuar përmbyllet nga Ejup Maqedonci, i cili ka siguruar 70,097 vota. Këto shifra tregojnë preferencat e votuesve për përfaqësuesit e ardhshëm në Kuvend.

Leave a Reply