Të rinjtë nën hetim për rihapjen e diskotekës së mbyllur në Mitrovicën e Veriut

Në Mitrovicë të Veriut është shënuar një incident i pazakontë ku një lokal i mbyllur prej autoriteteve është rihapur pa leje.

Ngjarja ka ndodhur më 31 dhjetor 2025, rreth orës 21:00, në rrugën “Vardarska”. Policia ka zbuluar se lokali “Disko” ishte funksional, megjithëse ishte mbyllur më parë nga inspektorët sanitarë.

I dyshuari, Stefan Djordjevic, 18 vjeç, akuzohet për heqje ose dëmtim të vulave zyrtare, pasi kishte rihapur lokalin ilegalisht. Pas konstatimit të situatës, njësitë policore kanë informuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e procedurës penale për këtë rast.

Lokali është mbyllur përsëri nga autoritetet, ndërsa rasti do të trajtohet më tej në procedurë të rregullt. Djordjevic prezumohet i pafajshëm derisa të provohet fajësia e tij nga një gjykatë kompetente.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *