Aksident tragjik në Lezhë, ndërron jetë çift bashkëshortësh

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Gocaj, ku dy automjete u përplasën, duke sjellë pasoja tragjike.

Sipas informacioneve të para, dy persona kanë humbur jetën; bëhet fjalë për një burrë dhe një grua, të cilët ishin bashkëshortë dhe udhëtonin në njërin prej automjeteve. Gjithashtu, nga aksidenti janë plagosur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në makinën tjetër, e drejtuar nga shtetasi F.L.

Ndër të plagosurit janë bashkëshortja e shoferit dhe dy fëmijë të mitur, të cilët janë transportuar në spital për trajtim mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka konfirmuar se ngjarja ndodhi rreth orës 08:00 dhe ekipet hetimore janë duke punuar për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta, ndërkohë që forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për të nxjerrë viktimat nga mjetet. Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *