Një njësit turk ka arritur në Kosovë për një rotacion të përkohshëm në kuadër të misionit të udhëhequr nga NATO. Ky njësit ka marrë detyrat nga Batalioni Shumëkombësh ORF, sipas planit të rotacionit që mbikëqyret nga Komanda e Përbashkët e Forcave të NATO-s në Napoli.
KFOR ka njoftuar se batalioni turk ORF do të kryejë aktivitete të përbashkëta me njësi të tjera dhe është i përgatitur për të reaguar ndaj çdo ndryshimi të situatës së sigurisë. Këto përforcime rrisin fleksibilitetin operativ dhe gatishmërinë e KFOR-it.
KFOR-i, i pranishëm në Kosovë që prej 12 qershorit 1999 sipas mandatit të OKB-së, aktualisht numëron mbi 4.500 pjesëtarë nga 33 vende anëtare dhe joanëtare të NATO-s.
Turqia do të marrë komandën e KFOR-it për një periudhë njëvjeçare duke filluar nga 3 tetori.

Leave a Reply