Një aksident automobilistik ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në autostradën Milot-Morinë, ku disa automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Policia e Shtetit njofton se ngjarja u regjistrua rreth orës 09:40 në segmentin e njohur si “Rruga e Kombit”. Si rezultat i kësaj përplasjeje, dy gra janë lënduar.
Të dyja, drejtuesja e një prej automjeteve e identifikuar si F. T.
dhe pasagjerja N. T., po trajtohen në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Grupi hetimor është në vendngjarje për të mbledhur të dhëna dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e mundshme.
Kjo ngjarje ka shkaktuar shqetësim tek drejtuesit e tjerë të automjeteve që udhëtojnë në këtë rrugë.

Leave a Reply