Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë planet për zhvillimet urbane që pritet të ndodhin deri në vitin 2026 në kryeqytet.
Në një intervistë për RTV21, Rama zbuloi se ndër prioritetet kryesore janë menaxhimi i trafikut dhe qarkullimi i automjeteve. Një ndër masat që po shqyrtohet është vendosja e një pagese për hyrjen me makinë në Prishtinë.
Kjo tarifë prej 1 euro do të aplikohet për automjetet që hyjnë në qytet. Rama shtoi se po shqyrtohet edhe mundësia e një takse specifike për makinat që vijnë nga jashtë Prishtinës.
Projekti për unazën e brendshme të qytetit është në fazën përfundimtare të planifikimit dhe pritet të ndihmojë në lehtësimin e qarkullimit. Këto masa synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe reduktimin e ndotjes në kryeqytet.

Leave a Reply