Arrestohet në Elbasan shtetasi shqiptar i kërkuar nga Kosova

Një 34-vjeçar nga Cërriku është arrestuar nga policia shqiptare, pas një kërkese ndërkombëtare për ndalim të bërë nga autoritetet e Kosovës.

Personi, i identifikuar si A. S., kërkohej për përfshirje në aktivitete kriminale të lidhura me narkotikë.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, arriti të lokalizojë dhe ndalojë të dyshuarin, ndaj të cilit Gjykata Themelore e Pejës kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për “Kultivim të narkotikëve” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Interpol Tirana është duke bashkëpunuar me institucionet kosovare për të përfunduar procedurat e nevojshme për ekstradimin e tij në Kosovë. Në një njoftim zyrtar, policia konfirmoi se të gjitha procedurat për ekstradim janë duke u ndjekur sipas protokolleve ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *