Në datën 12 janar, Kuvendi Komunal i Mitrovicës do të mbajë mbledhjen e rregullt, e thirrur nga kryetari Faton Peci, ku çështja kryesore është zgjedhja e Kryesuesit të ri.
Ndër pikat e tjera në rendin e ditës janë miratimi i procesverbalit nga mbledhja e parë e Kuvendit, si dhe formimi i Komitetit për Politikë dhe Financa dhe Komitetit për Komunitete. Pas zgjedhjeve të tetorit, përbërja e re e Kuvendit Komunal nuk i siguron shumicë asnjë partie në pushtet.
Nga 31 asamblistë, PDK ka fituar 13 mandate, VV 7, GUXO 4, LDK 4, ndërsa AKR, FeD dhe NISMA kanë nga 1 mandat secila. Burime nga Veriu.info tregojnë se është arritur një marrëveshje e gjerë, ku posti i Kryesuesit pritet t’i jepet një partie që nuk ka fituar shumicën.

Leave a Reply