Kryeziu reagim ndaj vendimit të Gjykatës: Institucionet nuk kanë mjet për të imponuar mënyrën e votimit të deputetëve

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas njoftimit të 30 shtatorit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e nënkryetarit të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, Kryeziu ka theksuar se vullneti i lirë i deputetëve nuk mund të urdhërohet.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese ka marrë një drejtim të paqartë.

“Asnjë institucion, as Gjykata, nuk ka mekanizëm për ta detyruar një deputet të votojë në një mënyrë të caktuar. Të thuash të kundërtën është të minosh vetë themelet e demokracisë. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për mungesën e 61 votave i vishet deputetëve shqiptarë, jo kandidatit dhe jo procesit politik”, ka shkruar ndër të tjera ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *