Kupina njofton veprime ligjore pas deklaratave të Mehmetajt ndaj Presidentes Osmani

Zëdhënësi i Presidentes së Kosovës, Bekim Kupina, ka dënuar me forcë deklaratat e publicistit Lirim Mehmetaj, duke i cilësuar si thirrje për dhunë dhe urrejtje ndaj Presidentes Vjosa Osmani.

Kupina ka theksuar se gjuha e përdorur nga Mehmetaj, sidomos kërkesa që Presidentes “t’i prehet koka”, përbën kërcënim të hapur dhe nuk mbrohet nga liria e shprehjes në asnjë demokraci. Ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm nga autoritetet kompetente.

Sipas Kupinës, akuzat e Mehmetajt janë të pabaza dhe synojnë diskreditimin e Presidentes dhe familjes së saj, duke përdorur shpifje dhe gënjeshtra. Ai ka vënë në dukje se Mehmetaj është i njohur për përhapjen e dezinformatave dhe përdor gjuhë linçuese, e cila rrezikon sigurinë e Presidentes dhe familjarëve të saj.

Kupina ka sqaruar gjithashtu se Presidentja Osmani nuk ka bërë asnjëherë presion politik apo shantazh ndaj askujt, dhe se akuzat për korrupsion dhe pasuri janë tërësisht të pavërteta. Ai ka paralajmëruar se do të ndërmerren hapa ligjorë kundër Mehmetajt për shpifje, duke theksuar se liria e shprehjes nuk justifikon nxitjen e dhunës apo urrejtjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *