Përfundon numërimi i votave nga ambasadat, nis ai postar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përfunduar numërimin e votave të dërguara nga përfaqësitë diplomatike jashtë vendit.

Procesi i numërimit të këtyre votave ka përfunduar pasditen e së shtunës, rreth orës 16:00, nga 40 vendvotime diplomatike. Në mbarë botën, votimi u zhvillua në 29 përfaqësi diplomatike në 18 shtete, ku nga 19,187 shtetas të regjistruar, 16,165 kanë votuar, ose 84.24%.

Ndërkohë, është filluar edhe numërimi i votave të ardhura me postë në Kosovë. Nga dy kutitë postare në Berlin dhe Bernë, KQZ ka marrë mbi 28,500 pako me fletëvotime.

Pas vlerësimit dhe verifikimit, nga më shumë se 28,000 pako të pranuara, 27,600 janë miratuar, ndërsa mbi 950 janë refuzuar kryesisht për mungesë të dëftesës së regjistrimit të votuesit. Në procesin e numërimit do të përfshihen 27,600 zarfe të aprovuara.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *