Kapet Maduro në befasi nga forcat amerikane në rezidencë

Forcat amerikane kryen një operacion të guximshëm në Venezuelë, duke arrestuar Presidentin Nicolas Maduro dhe bashkëshorten e tij, Cilia Flores, njofton CNN.

Kapja e tyre ndodhi gjatë natës, teksa çifti po flinte, sipas burimeve. Operacioni u realizua nga njësia elitare Delta Force e Ushtrisë Amerikane dhe nuk pati viktima nga ana amerikane, tha një zyrtar.

Presidenti Donald Trump e quajti operacionin një sukses të madh, ndërsa në mediat ndërkombëtare u raportua se Delta Force ishte përgjegjëse për ekzekutimin e tij. Pas këtij zhvillimi dramatik, zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodriguez, bëri një deklaratë në televizionin shtetëror, duke theksuar se qeveria venezueliane nuk e di vendndodhjen e presidentit dhe gruas së tij.

Ajo kërkoi nga SHBA-ja prova që të tregojnë se janë gjallë. Ndërkohë, reagime të ashpra kanë ardhur nga Rusia, e cila e dënoi aksionin ushtarak amerikan.

Sipas tyre, sulmi nuk ka justifikim të vlefshëm dhe se politika ideologjike ka zëvendësuar diplomacinë në këtë rast.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *