Numërimi i votave me postë vijon një javë pas zgjedhjeve

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Vetëvendosja doli fituese me një mbështetje prej 50.16% të votave.

Partia Demokratike e Kosovës u rendit e dyta me 20.66%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës qëndroi në vendin e tretë me 13.42%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës siguroi 5.6% të votave, por Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk arriti të kalojë pragun elektoral.

Deri tani janë përfunduar numërimet e votave të zakonshme dhe ato të hedhura në përfaqësitë diplomatike. Procesi aktual po fokusohet në numërimin e votave të dërguara me postë, pas të cilave do të vijojnë votat me kusht dhe ato të qytetarëve me aftësi të kufizuara.

Në listën e kandidatëve më të votuar për secilën parti, nga Vetëvendosja kryeson Albin Kurti, ndërsa nga PDK është Bedri Hamza. Nga LDK më i votuari është Lumir Abdixhiku, dhe nga AAK kryeson Ramush Haradinaj.

Rezultatet janë të përditësuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në faqen e tij zyrtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *