Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, shkëlqeu në fitoren e Atalantës 1–0 kundër Romës, duke u shpallur lojtari i ndeshjes.
Pasi një gabim i tij i kushtoi skuadrës në humbjen minimale ndaj Interit javën e kaluar, 32-vjeçari tregoi aftësi të jashtëzakonshme në mbrojtje në ndeshjen e fundit të Serie A. Gjimshiti arriti të fitojë 8 nga 10 duelet ndaj sulmuesit të Romës, Evan Ferguson, duke konfirmuar dominimin e tij në fushë.
Ai gjithashtu kontribuoi me 8 largime të topit, 3 interceptime dhe 4 ndërhyrje të sakta, duke dëshmuar rëndësinë e tij për ekipin. Pas ndeshjes, Gjimshiti reflektoi mbi performancën e tij të fundit dhe gabimin ndaj Interit.
“Kam menduar për atë gabim për disa ditë, por e kalova dhe u përqendrova te përmirësimi në stërvitje. Falënderoj trajnerin që më mbështeti duke më mbajtur në formacionin startues”, u shpreh ai.

Leave a Reply