Brikena flet për marrëdhënien me banorin e ri, Mateos

Mateo, një nga pjesëmarrësit e rinj në “Big Brother”, tërhoqi vëmendjen me ftesën e tij për Brikenën që t’i bashkohej në “Akuarium”.

Edhe pse e ftuar, Brikena shfaqi rezervë dhe theksoi dëshirën për të mos u përfshirë në situatën e krijuar në program. Ajo deklaroi se e njihte Mateon vetëm pak jashtë dhe se nuk ishte dakord të hynte në reality show.

Mateo, nga ana e tij, sqaroi se pjesëmarrja e tij në program nuk kishte lidhje me Brikenën dhe se mes tyre nuk ekzistonte asnjë angazhim emocional apo lojë. Ai u shpreh se nuk kishte hyrë në program për të, duke e cilësuar Brikenën si një vajzë të sjellshme dhe të respektuar, por pa asnjë qëllim loje.

Para hyrjes në shtëpi, Mateo kishte deklaruar për produksionin se kishte pasur një lidhje me Brikenën, deklaratë kjo që Brikena e mohoi, duke thënë se kishin shkëmbyer vetëm pak mesazhe dhe ishin takuar vetëm një herë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *