Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka komentuar qëndrimin e partisë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) lidhur me pjesëmarrjen në seancat e Kuvendit.
Rexhaj theksoi se LDK-ja e sotme nuk është ajo që ishte gjatë kohës së Isa Mustafës. Ai shtoi se, megjithëse nuk ishte dakorduar me vendimet e Mustafës, nuk është dakord as me vendimet e kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.
“I kam qu durtë prej LDK-së së Lumirit”, u shpreh Rexhaj. Ai kritikoi faktin se Abdixhiku, si kryetar i partisë, në një farë mënyre, nuk lejon që deputetët e LDK-së të marrin pjesë në votimet e Kuvendit, veçanërisht për zgjedhjen e nënkryetarit nga komuniteti joshumicë.
Rexhaj theksoi se mospjesëmarrja e LDK-së është një nga arsyet për moskonstituimin e Kuvendit, pasi prania e tyre është e nevojshme gjatë votimeve të nënkryetarit.
“Të paktën PDK-ja ka abstenuar, ndërsa LDK-ja nuk ka qenë fare e pranishme në senaca kuvendare,” shtoi Rexhaj më tej.
Për më shumë detaje, ndiqni videon më poshtë:

Leave a Reply