Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zbuluar një statistikë që tregon përqindjen e familjeve migrante që përfitojnë ndihmë sociale në Amerikë, duke përfshirë edhe ato nga Kosova dhe Shqipëria.
Sipas të dhënave të shpërndara nga Trump në platformën “Truth Social”, rezulton se 46% e familjeve kosovare në SHBA marrin ndihma sociale. Në të njëjtën kohë, 41.3% e familjeve me origjinë nga Shqipëria përfitojnë nga këto skema.
Këto statistika kanë tërhequr vëmendje, duke ngritur diskutime mbi integrimin dhe mbështetjen sociale të migrantëve në Shtetet e Bashkuara.

Leave a Reply