Qeveria e re formohet menjëherë pas certifikimit të votave

Kryeministri në detyrë dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shprehur besimin se formimi i qeverisë së re do të nisë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti theksoi rëndësinë e konstituimit të shpejtë të Kuvendit të legjislaturës së dhjetë dhe zgjedhjes së kryesisë së tij. Një nga prioritetet kryesore do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Kurti gjithashtu vlerësoi se bashkëpunimi me partitë e tjera do të jetë i domosdoshëm për përmbushjen e marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente. Ai nënvizoi se Kosova duhet të veprojë shpejt për të përfituar nga fondet e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian prej 880 milionë eurosh dhe mbështetja buxhetore prej 90 milionë eurosh nga Banka Botërore, që përfshin financimin për çerdhet dhe sistemin informativ shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *