Vedat Muriqi e filloi vitin me një gol, mirëpo ky nuk mjaftoi që Mallorca të shmangte humbjen ndaj Gironas të dielën mbrëma.
Në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të La Ligas, Mallorca pësoi disfatë në shtëpi me rezultat 2:1. Kjo humbje ndërpreu serinë e katër ndeshjeve pa disfatë për skuadrën spanjolle.
Girona kaloi në avantazh në minutën e 25-të falë golit të Viktor Tsygankov, ndërsa avantazhi u dyfishua në minutën e 63-të nga Vladyslav Vanat, i cili shënoi nga pika e bardhë. Megjithatë, Muriqi shënoi golin e vetëm për Mallorcan në minutën e 91-të, gjithashtu nga penalltia, duke e çuar numrin e golave të tij në këtë sezon në dhjetë.
Pas kësaj ndeshjeje, Mallorca qëndron në vendin e 15-të në tabelë me 18 pikë, ndërsa Girona e barazon atë në pikë dhe renditet në vendin e 16-të. Megjithë përpjekjet e Muriqit, Mallorca mbetet në zonën e rrezikshme të tabelës.

Leave a Reply