Banori i Shtimes dorëzon në polici portofolin e gjetur me para

Një akt i ndershëm qytetarie u evidentua në Shtime, ku qytetari A.

Rama dorëzoi një portofol të gjetur pranë një qendre mjekësore. Ngjarja ndodhi më 4 janar 2026, rreth orës 17:00.

Rama njoftoi policinë pasi gjeti portofolin në oborrin e Qendrës së Mjekësisë Familjare. Gjatë kontrollit nga zyrtarët policorë, në portofol u zbuluan dokumente personale, duke përfshirë një patentë shoferi, letërnjoftim dhe kartelë bankare, si dhe një shumë prej 90.65 euro.

Pas verifikimeve, pronari i portofolit, H. D., u identifikua dhe u njoftua për të marrë sendin e humbur.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shprehu mirënjohjen ndaj A. Ramës për ndershmërinë dhe bashkëpunimin e tij, duke e cilësuar këtë veprim si shembull të qytetarisë dhe përgjegjësisë shoqërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *