Paris Guri, përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk ka arritur të sigurojë një vend në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e fundit të mbajtura më 28 dhjetor.
Ai u rendit në pozicionin e 17-të në listën e partisë, duke grumbulluar 15,391 vota gjithsej. Gjatë legjislaturës së nëntë, Guri u shqua si një zë i fuqishëm dhe përfaqësues i brezit të ri politik, duke treguar angazhim të veçantë në aktivitetet e tij parlamentare.
Ai pati mundësinë të ushtrojë detyrën e deputetit për më shumë se tetë muaj gjatë periudhës së bllokadës institucionale, por tani nuk arriti të fitojë një mandat të ri.

Leave a Reply