Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave nga diaspora po vazhdon në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Ky proces përfshin votat e mbërritura përmes postës nga jashtë Kosovës. Sipas KQZ-së, deri në orën 10:00 të datës 5 janar, janë numëruar 68 nga gjithsej 92 kuti votimi, të cilat përmbajnë fletëvotime të ardhura deri tani në Kosovë.
Numërimi i këtyre votave ka përfshirë komunat si Deçani, Gjakova, Gllogoci, Gjilani, Dragashi, Istogu, Kaçaniku, Klina, Fushë Kosova, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Lipjani, Rahoveci, Peja, Podujeva, Prishtina, Prizreni, Shtimja dhe Vitia. Të dhënat për rezultatet janë duke u përditësuar rregullisht në platformën e KQZ-së, duke u bërë të aksesueshme për publikun përmes internetit.

Leave a Reply