Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura përmes postës, sipas zëdhënësit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi.
Sipas tij, sot pritet të fillojë edhe numërimi i votave me kusht si dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara. Numri i përgjithshëm i votave që do të numërohen arrin në rreth 12,760.
Nga 57 qendrat e votimit me kusht, të shpërndara në 38 komuna të vendit, janë regjistruar mbi 9,900 votues. Ndërkohë, programi i votimit për personat me nevoja të veçanta ka regjistruar 2,860 votues.
Elezi theksoi përpjekjet për të përfunduar këtë proces sa më shpejt, duke siguruar që çdo votë të përfshihet në rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Leave a Reply