Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka mohuar përfshirjen e Kosovës në blerjen e energjisë nga kompania serbe EFT, e drejtuar nga Vuk Hamoviqi.
Ai theksoi se këto pretendime janë dezinformata, duke sqaruar se gjatë kohës së tij si kryeministër, Kosova nuk ka bashkëpunuar me këtë kompani për energjinë elektrike. Raporti i KOSTT-it, i cili është pjesë e hetimeve të nisura nga ZRRE, ngre dyshime për manipulim të çmimit të energjisë nga importi.
Raporti sugjeron se gjatë vitit 2025, kompanitë “Noa Energy Trade” dhe “Elektroprivreda Srbije” kanë bashkëpunuar për të rritur kostot e transmetimit të energjisë për Kosovën në ankandet e SEECAO. Gjatë kësaj periudhe, kostot e bartjes së energjisë shpesh kanë qenë shumë më të larta se çmimi i vetë energjisë, duke krijuar “anomali” në tregun energjetik.
Ndërkohë, kompania “Noa Energy Trade” ka pasur monopolin për furnizimin e Kosovës me energji elektrike nga importi, duke bashkëpunuar ngushtë me kompaninë serbe për të rritur kostot.

Leave a Reply