Bartësja e Listës Guxo për komunën e Prishtinës, Jeta Statovci, ka bërë të ditur në postimin e saj të fundit në Facebook se më 1 tetor, kanë nderuar veprën patriotike dhe intelektuale të ish-rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, raporton GazetaBlic.
Statovci theksoi se së bashku me degën e Partisë Guxo dhe me të afërm, kanë respektuar historinë e lavdishme të rezistencës së viteve ’90.
“Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, dhe familjarë, respektuam historinë tonë krenare të rezistencës së viteve ’90, ku në krye të rezistencës për mbrojtjen e arsimit, dijes dhe shkencës ishte profesor Ejup Statovci.
Vepra e tij është trashëgimi e paçmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare në momentet më të vështira”, shkroi Statovci.
Postimi i saj i plotë:
Mëngjesin e sotëm të 1 tetorit, e nisëm duke kujtuar veprën patriotike dhe intelektuale të ish Rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci.
Bashkë me degën e Partisë Guxo në Prishtinë, dhe familjarë, respektuam historinë tonë krenare të rezistencës së viteve ’90, ku në krye të rezistencës për mbrojtjen e arsimit, dijes dhe shkencës ishte profesor Ejup Statovci.
Vepra e tij është trashëgimi e paçmueshme për Universitetin e Prishtinës, arsimin e Kosovës dhe ruajtjen e vetëdijes kombëtare në momentet më të vështira.>Jeta Statovci

Leave a Reply