Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e afërsisht 28 mijë votave me postë, të cilat ishin mbledhur nga kutitë postare në Berlin dhe Bernë më 23 dhe 29 dhjetor.
Sipas rezultateve të shpallura, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me 72.20% të votave, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 10.15%, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 9.56% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 3.90%. Në ndërkohë, janë mbledhur edhe rreth 20 mijë vota të tjera nga diaspora, të cilat do të verifikohen para se të fillojë numërimi i tyre.
Albin Kurti, kreu i VV-së, ka marrë mbi 18 mijë vota. Ndër kandidatët e tjerë të spikatur nga VV janë Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu.
Nga LDK, Lumir Abdixhiku dhe Hykmete Bajrami kanë marrë më shumë vota, ndërsa Bedri Hamza kryeson në PDK. Në AAK, Ramush Haradinaj është në krye të listës së votave të fituara.

Leave a Reply