Koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin në 90 minuta

Pas mbylljes së festave të fundvitit, pikëkalimet kufitare po përballen me një fluks të madh të udhëtarëve që kthehen në vendet ku banojnë dhe punojnë.

Sipas informacioneve të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, në disa nga këto pika, koha e pritjes për të dalë nga Kosova arrin deri në një orë e gjysmë. Megjithatë, ka edhe pika kufitare ku procedurat e daljes kryhen brenda 5 minutave.

Këto luhatje në kohën e pritjes po ndikojnë në përvojën e shumë udhëtarëve që po kthehen në jetën e përditshme pas pushimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *