Ymeri: Kurti i kërkoi Osmanit të mos presë mbështetjen e tij

Analisti politik Visar Ymeri ka shprehur mendimet e tij lidhur me deklaratat e Albin Kurtit, lider i Vetëvendosjes, për mundësinë e rikandidimit të Vjosa Osmanit si Presidente e Kosovës.

Ymeri thekson se Kurti është i vetëdijshëm për sfidat e mëdha që paraqet sigurimi i 80 votave të nevojshme në Kuvend për rizgjedhjen e Osmanit. Sipas Ymerit, mesazhi i Kurtit sugjeron se ai nuk është në pozicionin për të garantuar votat e kërkuara, duke e bërë të vështirë bindjen e opozitës.

Ai thekson se Kurti këtë herë ka më pak nevojë politike për ta propozuar sërish Osmanin. Ymeri sugjeron se një qasje më e pjekur do të ishte arritja e një marrëveshjeje politike për një kandidat konsensual, qoftë nga Vetëvendosja apo nga partitë e tjera.

Një proces i tillë do të tregonte një përqasje më të bashkuar dhe të matur politike, duke shmangur rrezikun e shkuarjes në zgjedhje të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *