Avokati i Popullit: Paaftësia për të konstituar Kuvendin për shkak të mungesës së vullnetit politik mbetet sfida jonë kryesore

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka theksuar se sfida kryesore për institucionin që ai drejton është mungesa e vullnetit politik për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit. “Problemi më i madh që kemi përballuar është mungesa e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera,” deklaroi Qelaj.

Ai shtoi se institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë përpjekje të mëdha për të qenë një nga institucionet më të konsoliduara sipas standardeve të BE-së. “Një reflektim dhe një rekapitullim i gjithë punës që ky institucion ka bërë me qëllim që të paraqesim para partnerëve ndërkombëtarë. Nuk ka qenë e lehtë që sot me qenë institucioni i konsoliduar bazuar në standardet më të avancuara të BE-së dhe një rol kyç në shtet ndërtim të Kosovës sa i përket respektimit të drejtave themelore të njeriut.

Institucioni i Avokatit të Popullit ka pritur në zyrën e tij mbi 52 mijë qytetarë, ky është një tregues i jashtëzakonshëm sa i hapur ka qenë institucioni për të qenë afër shqetësimeve dhe probleme që kanë qytetarët e të gjithë etnive dhe komuniteteve. Janë 2 mijë e 300 rekomandime që janë dhënë autoriteteve publike që lidhen me avancimin respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Janë mbi 90 agjenci ndërkombëtare që e kanë mbështet Avokatin e Popullit,” përfundoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *