Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me simpatizantët e opozitës përpara zyrës së Kryeministrisë, adresoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e krahasuar me presidentin venezuelan Maduro.
Berisha premtoi se nuk do të priste ndërhyrjen e forcave të huaja në Surrel, por theksoi se “Deltat” e opozitës do të veprojnë në vendin e tyre. Berisha theksoi se viti aktual është i rëndësishëm për fitoren e opozitës, duke e quajtur atë një periudhë vendimtare për përmbysjen e regjimit aktual.
Ai bëri thirrje për mobilizim të energjive për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për shqiptarët, duke shprehur bindjen se drejtësia do të triumfojë. Në fund, Berisha uroi shqiptarët për Vitin e Ri, duke siguruar se përpjekjet e opozitës nuk do të ndalen derisa të arrihet fitorja.
Ai shfaqi besimin se populli do të çlirohet nga regjimi që sipas tij, ka instaluar një diktaturë të urryer.

Leave a Reply