Agjencia Kundër-Korrupsion heton pasurinë e Vjosa Osmanit

Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur procesin e verifikimit të pasurisë së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për shkak të mospërputhjeve të vërejtura ndërmjet deklaratave të saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025.

Sipas burimeve nga ky institucion, ka pasur ndryshime të dukshme në pasurinë e deklaruar nga Osmani, veçanërisht në rritjen e kursimeve dhe parave të gatshme. Këto ndryshime kanë nxitur Agjencinë të kryejë verifikime shtesë, siç është e parashikuar me ligj.

Në dokumentet e vitit 2025, janë evidentuar lëvizje të mëdha krahasuar me një vit më parë. Osmani, e njohur për standardin e saj të jetesës, ka blerë një shtëpi në një zonë luksoze në periferinë e Prishtinës dhe zotëron disa prona jashtë vendit, përfshirë një shtëpi në Australi me vlerë mbi gjysmë milioni euro.

Gjithashtu, ajo ka deklaruar se posedon një banesë në Prishtinë dhe prona të tjera në Australi së bashku me bashkëshortin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *