Komuna e Malishevës ka bërë thirrje për qytetarët që të kufizojnë lëvizjet e panevojshme për shkak të situatës së rënduar nga reshjet e mëdha të shiut.
Shtabi Emergjent ka kërkuar përdorimin e rrugëve alternative për të shmangur zonat e bllokuara nga uji. Në një apel drejtuar banorëve lokalë, bëhet e qartë se reshjet kanë shkaktuar rritje të nivelit të lumenjve dhe përroskave, duke krijuar vështirësi për qarkullimin.
“Lusim qytetarët që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të përdorin rrugë të tjera kur lëvizja është e domosdoshme,” thuhet në deklaratën e komunës. Ekipet emergjente janë në terren dhe po punojnë me intensitet për të menaxhuar situatën, duke u përpjekur të sigurojnë qarkullimin dhe sigurinë e banorëve.
Komuna ka theksuar nevojën për bashkëpunim nga ana e qytetarëve për të minimizuar rreziqet dhe për të lehtësuar ndërhyrjet e ekipeve të shpëtimit.

Leave a Reply