IKSHPK: Vlojeni ujin para përdorimit pas reshjeve të shiut

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka paralajmëruar qytetarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre pas reshjeve të dendura të shiut.

Instituti këshillon që, për të shmangur rreziqet e mundshme bakteriologjike, ata që përdorin ujë nga burime të pambrojtura duhet të vlojnë ujin para përdorimit ose të kërkojnë alternativa të sigurta për furnizimin me ujë. Ndërkohë, edhe pse nuk ka të dhëna për ndotje të ujit, kujdesi është i nevojshëm për të mbrojtur shëndetin publik.

Gjithashtu, rekomandohet që ushqimi të mbahet në vende të sigurta dhe të mos konsumohet nëse ka qenë në kontakt me ujin e shiut. Grupi i popullsisë më të ndjeshëm, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike, duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë kësaj periudhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *