Laorent Shabani, ish-sulmuesi shqiptar, aktualisht është pa skuadër pas mbylljes së bashkëpunimit me Norrkopingun në Suedi.
Ai së fundmi ka luajtur për ekipin e Varbergs Bois në ligën e dytë suedeze, ku në vitin 2025 arriti të shënojë tetë gola. Shabani, i cili luan si anësor i majtë, ka zhvilluar karrierën e tij futbollistike kryesisht në Suedi, vend ku ka lindur, por ka pasur eksperienca edhe në Spanjë.
Në fillimet e tij, ai është përzgjedhur rregullisht për të përfaqësuar Suedinë në grupmoshat deri tek U-19, para se të zgjidhte të luante për Shqipërinë U-21. Me Shqipërinë U-21, Shabani ka marrë pjesë në dy ndeshje, duke kontribuar në përvojën e tij ndërkombëtare.

Leave a Reply